{"componentChunkName":"component---src-templates-verse-by-verse-template-tsx","path":"/58/7","result":{"pageContext":{"data":"{\"languageCode\":\"sq\",\"chapterNumber\":58,\"verseNumber\":7,\"verses\":[{\"translationCode\":\"sq-ahmeti\",\"translator\":\"Sherif Ahmeti\",\"translationName\":\"Sherif Ahmeti\",\"text\":\"A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.\"},{\"translationCode\":\"sq-mehdiu\",\"translator\":\"Feti Mehdiu\",\"translationName\":\"Feti Mehdiu\",\"text\":\"A nuk e sheh se All-llahu di çka ka në qiej dhe në tokë? Nuk mund të ketë përshpëritje midis treve, e ai të mos jetë i katërti, e as në mes të pestëve e ai të mos jetë i gjashti; as më pak se kaq e as më shumë, e Ai të mos jetë me ta kudoqofshin. Pastaj, ata, në Ditën e gjykimit, i informon se çka kanë punuar. All-llahu, pa dyshim, i di të gjitha.\"},{\"translationCode\":\"sq-nahi\",\"translator\":\"Hasan Efendi Nahi\",\"translationName\":\"Efendi Nahi\",\"text\":\"A nuk e di ti se Perëndia di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë? Nuk ka bisedë sekrete midis treve (personave), e që Ai (Perëndia), të mos jetë i katërti, as midis të pestëve, e që Ai të mos jetë i gjashti, as kur janë më pak as kur janë më shumë, e që Ai të mos jetë me ata (i dëgjon), kudo që të jenë; Ai në Ditën e gjykimit do t’i informojë ata se çka kanë punuar, se, me të vërtetë, Perëndia di çdo gjë!\"}],\"textArabic\":\"أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۖ مَا يَكُونُ مِنْ نَجْوَىٰ ثَلَاثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمْ وَلَا خَمْسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمْ وَلَا أَدْنَىٰ مِنْ ذَٰلِكَ وَلَا أَكْثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمْ أَيْنَ مَا كَانُوا ۖ ثُمَّ يُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ\"}"}},"staticQueryHashes":[]}